Përurohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes Gashi

Sot është përuruar pllaka përkujtimore në shtëpinë e familjes së Ibrahim Gashit, në të cilën gjatë viteve 1991-1998 u zhvillua procesi mësimor për nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.
Me këtë rast, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se është zgjedhur pikërisht data 7 Mars dita e mësuesit për të kujtuar, Ibrahim Gashin i cili ka dhënë kontribut të madh për Kosovën, ndërsa për ata që se kanë njohur, sot i gëzojnë frytet e kontributit tij.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci shprehu mirënjohje për gjithë ata që kanë prishur rehatinë e tyre për ta mbajtur arsimin gjallë./21Media

Back to top button