Kina i quajti “dezinformim” pohimet se Rusia i kërkoi ndihmë Pekinit
Kina i quajti “dezinformim” pohimet e zyrtarëve amerikanë se Rusia i kërkoi Pekinit t’i jepte ndihmë ushtarake në Ukrainë.
Zyrtarë të paidentifikuar u thanë mediave të shumta amerikane se Rusia i kërkoi Kinës ndihmë.
Kjo bëri që SHBA-ja të paralajmëronte Pekinin se do të përballej me “pasoja” të ashpra nëse mbështet Moskën, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Por, në një konferencë shtypi në Pekin, një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze akuzoi Washingtonin për përhapjen e gënjeshtrave “dashakeqe” rreth rolit të Kinës në luftë.
Zëdhënësi këmbënguli se Kina kishte “luajtur një rol konstruktiv në nxitjen e paqes dhe thirrjen për negociata”./21Media