Kina kërkon përmbajtje nga të gjitha anët

Ambasadori i Kinës në OKB, Zhang Jun tha në takim të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën se të gjitha palët duhet të përmbahen dhe të shmangin çdo veprim që mund të përshkallëzojë çështjet.
“Kina mirëpret çdo përpjekje për një zgjidhje diplomatike”, thotë ambasadori Zhang Jun.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë janë gati të shpallin sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë të martën, pasi Presidenti Vladimir Putin njohu zyrtarisht dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë sigurie në kontinent, transmeton rtv21.tv.
Ushtria ukrainase tha se dy ushtarë u vranë dhe 12 u plagosën në granatimet nga separatistët pro-rusë në lindje në 24 orët e fundit, viktimat më të shumta këtë vit, pasi shkeljet e armëpushimit u rritën../21Media

Back to top button