Kina ndërton spitalin e dytë në Wuhan

Objekti i dytë mjekësor i ndërtuar në Wuhan brenda disa ditësh

Në Wuhan të Kinës gjendja me koronavirusin është shumë e rënduar, ndërsa rastet e të prekurve sa vijnë e shtohen. Të gjendur në këtë situatë, Wuhan ka ndërtuar një tjetër spital të specializuar për sëmundjen e rëndë, në vetëm pak ditë.

Mjekët dhe infermierët kanë mbërritur në Spitalin Leishenshan, objekti i dytë mjekësor i ndërtuar në Wuhan brenda disa ditësh. Grupi i parë i pacientëve pritet që të mbërrijë nesër, ndërsa spitali është mbushur me kurat përkatëse ndaj virusit vdekjeprurës.

Ndërtimi në Spitalin Leishenshan zgjati 12 ditë, sipas CCTV. Struktura ka 32 reparte dhe 1 mijë e 500 shtretër ku do të trajtojë ekskluzivisht pacientët e infektuar me koronavirus.

Numri i rasteve të konfirmuara në Kinë është 34 mijë e 546 me 722 vdekje./21Media

Back to top button