Kina refuzoi t’i jepte të dhëna ekipit të OBSH-së

 

Kina refuzoi t’i dorëzojë të dhënat kryesore ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) pwr të hetuar origjinën e Covid-19, ka thënë një nga anëtarët e organizatës.

Mikrobiologu Dominic Dwyer tha për Reuters, Wall St Journal dhe New York Times se ekipi kërkoi të dhëna të para të pacientit nga rastet e hershme, atë që ai e quajti “praktikë standarde”, përcjell portali rtv21.tv

Ai tha se ata morën vetëm një përmbledhje.

Kina nuk i është përgjigjur pretendimit por më parë ka insistuar se ishte transparente me OBSH.
SHBA i ka kërkuar Kinës që të vërë në dispozicion të dhënat nga fazat më të hershme të shpërthimit, duke thënë se ka “shqetësime të thella” në lidhje me raportin e OBSH.

Javën e kaluar, ekipi i OBSH-së arriti në përfundimin se ishte “jashtëzakonisht e vështirë” që koronavirusi të dilte nga një laborator në qytetin e Wuhan, duke hedhur poshtë një teori të diskutueshme që u shfaq vitin e kaluar.

Wuhan ishte vendi i parë në botë ku u zbulua virusi, në fund të vitit 2019. Që nga ajo kohë, më shumë se 106 milionë raste dhe 2.3 milionë vdekje janë raportuar në të gjithë botën./21Media

Back to top button