Kina thotë se “do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv”

Kina tha se “do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në zbutjen e tensionit mbi Ukrainën”, pasi kryediplomati ukrainas i bëri thirrje ministrit të jashtëm të Kinës për ndihmën e tyre në ndërmjetësimin e një armëpushimi në pushtimin e Rusisë.
“Kina gjithmonë mbështet dhe inkurajon të gjitha përpjekjet diplomatike të favorshme për zgjidhjen paqësore të krizës ukrainase, mirëpret fillimin e negociatave të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës dhe shpreson që të dy palët të vazhdojnë procesin e dialogut dhe negociatave dhe të kërkojnë një zgjidhje politike që akomodon shqetësimet legjitime të sigurisë të të dyja palëve”, tha zëdhënësi i ministrit të Jashtëm Wang Wenbin në një konferencë të mërkurën, transmeton rtv21.tv.
Të martën, ministri i jashtëm i Kinës Wang Yi pati një telefonatë me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, i cili tha se Ukraina është e gatshme të mbajë komunikimin me Kinën dhe “pret ndërmjetësimin e Kinës për realizimin e një armëpushimi”.
Komentet e Wenbin vijnë një ditë pasi Kina filloi evakuimin e qytetarëve të saj nga Ukraina.
Ndryshe nga shtetasit nga shumë vende të tjera, shtetasit kinezë në Ukrainë nuk morën udhëzime për t’u larguar nga vendi përpara se të fillonte pushtimi rus. Përpara sulmit të Rusisë, zyrtarët kinezë kundërshtuan paralajmërimet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se një lëvizje agresive nga Moska ishte e pashmangshme./21Media

Back to top button