Komandot e FSK-së po trajnohen nga instruktorë amerikanë

 
Komandot e FSK-së po trajnohen në shkathësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane.
Kjo u bë e ditur nga ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha po ashtu se këto trajnime po bëhen në Aeroportin e Gjakovës.
“Vizitova komandot tona të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të cilët jane duke realizuar, me instruktorët ushtarak amerikan, trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale. Nga afër pashë, nivelin shumë të lartë të përgatitjes së komandove tona për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë.”, shkroi Mehaj në rrjetet sociale.

Ndërkohë, dje është themeluar Fondi për Sigurinë e Kosovës,  me njoftimin për themelimin e këtij fondi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve e bashkatdhetarëve që të kontribuojnë për ushtrinë./21Media

Back to top button