Kina thotë se forumi i G20 nuk është vendi duhur për diskutime politike

“Forumi i G20 nuk është vendi i duhur për diskutime politike dhe çështje të sigurisë për Ukrainën”, ka thënë Zhao Lijian.
G20 është një forum ndërqeveritar i përbërë nga ekonomitë më të mëdha në botë, dukë përfshirë Rusinë, SHBA-të e Kinën. Ajo do të mbajë samitin e radhës të liderëve në tetor në ishullin indonezian të Balit.
Përveç samitit të liderëve, gjatë gjithë këtij viti organizohen ngjarje të veçanta, duke përfshirë grupe pune e takime.
Në shkurt, pushtimi i Rusisë në Ukrainë dominoi bisedimet midis ministrave të financave të G20 në kryeqytetin indonezian të Jakarta-s, me liderët që paralajmëruan pasoja ekonomike./21Media

Back to top button