Abdixhiku-Kurtit: Lidhe zëvendëskryeministrin

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në seancën e jashtëzakonshme tha se qeveria i ka ndërtuar vetës një pasqyrë fiktive të zhvillimit të ekonomisë.
Gjatë fjalimit Abdixhikun e pengoi zëvendeskryeministri Besnik Bislimi, për çka Abdixhiku iu drejtua kryeministrit, Albin Kurti “Lidhe zëvendëskryeministrin, duhet të tregoj respekt minimal në fjalim. Mund ta bëjmë edhe ndryshe, por e keni mundësinë këtu në mikrofon në mënyrë paqësore të diskutoni”, tha ai.

Abdixhiku bëri thirrje Qeverisë që ta pranojnë krizën dhe të gjejnë zgjidhje./21Media

Back to top button