​Kina voton pro rezolutës që e njeh Rusinë si agresor, Serbia abstenon sërish

Kina për herë të parë ka votuar pro rezolutës ku dënohet agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, duke e njohur shtetin e Putinit si “agresor”, porse një gjë të tillë nuk e ka bërë edhe Serbia.

Asambleja e Përgjithshme të Kombete të Bashkuara (OKB) me 122 vota pro, 5 kundër dhe 18 abstenime ka miratuar rezolutën për bashkëpunim ndërmjet OKB-së dhe Këshillit të Evropës.

Këtë e ka evidentuar edhe përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në OKB, Serhii Kyslytsia ka bërë të ditur në Twitter se ndër shtet që votuan kundër të drejtave të njeriut ishin Rusia, Bjellorusia, Nikaragua dhe Siria.

Ndërsa eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka reagur pas abstenimit të sërishëm të Serbisë kur është fjala për dënimin e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Kur edhe Kina mbështeti Ukrainën duke e njohur Rusinë si agresor, Musliu ka pyetur Serbinë se “ku shkon ti”.

Ndryshe, me votimin e rezolutës “Bashkëpunimi ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës”, dështoi përpjekja e Federatës Ruse për të hequr përmendjen e agresionit kundër Ukrainës.

Dokumenti, i cili u votua, i referohet “sfidave të paprecedentë” me të cilat përballet Evropa “pas agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës dhe më parë kundër Gjeorgjisë”.

Back to top button