Kaloni te përmbajtja kryesore

Kinezët s’i ndahen Costas

Sulmuesi i Chelseas, Diego Costa mbetet prioritet i kinezëve

Mediat britanike shkruajnë se klubet e Superligës kineze nuk kanë hequr dorë nga blerja e mundshme e spanjollit, i cili po bën një super-sezon me ‘Blutë’ e Londrës.

Costa edhe në afatin kalimtar të janarit, ishte cak i kinezëve, por ai vendosi të mbetet në ‘Stamford Bridge’ të paktën deri në përfundim të këtij sezoni.

Thuhet se klubet kineze janë duke përgatitur një mega-ofertë për ish-yllin e Atletico Madridit, të cilin synojnë ta bëjnë pjesë të futbollit kinez.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button