Shkupi edhe sot i bllokuar

Parkingu i Shkupit i përfshirë në aksionin e mbrojtes prej ISIS

Autoblinda, policia e rregullt  dhe speciale i zgjoi shkupjanet të cilët sot herët në mëngjes mbërritën në kishat në Shkup. Si zakonisht, më shumë qytetarë u mblodhën në kishën Shën Kliment Ohridski në qendër të qytetit. Të gjithë nxitonin që të arrijnë në kohë për liturgjinë e mëngjesit dhe nuk dëshironin që të flasin para kamerave të TV21. Ata na thanë se kur bëhet fjalë për një festë të këtillë, aspak nuk e kanë të vështirë të ecin në këmbë edhe disa kilometra. Me rëndësi është vetëm që të arrijnë në kishë në kohë.

Kremtimi i mbrëmshëm i ringjalljes së Krishtit, kaloi në një atmosferë të qetë në mbarë Maqedoninë. Nga MPB-ja nuk japin detaje për bllokadat e udhëkryqeve kryesore të Shkupit e as në për sulmet e mundshme terroriste për të cilët paralajmëruan para disa ditësh.

MPB duke filluar nga dita e djeshme i përforcoi masat e sigurisë, për të ruajtur rendin publik dhe paqen, si edhe sigurinë e qytetarëve.

Duke marrë parasysh kërcënimet terroristike në nivel global, ku cak janë objektet fetare, siç ishin sulmet në Egjipt, cak  i organizatës terroristike  ISIS janë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor mes të cilave është edhe Maqedonia, MPB-ja do ti përforcojë masat e sigurisë dhe aktivitetet në ditët e ardhshme në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.

Atmosferë më të qetë kishte para kishës rimokatolike “Zemra e shenjtë e Krishtit” , ku në mëngjesin kishte liturgji. Në këtë pjesë të qytetit, vërejtëm se prania e policisë ishte shumë më e madhe. Kamera e TV21  përveç bllokadave të policisë vërejti edhe merimangat e  NP “Parkingu i Qytetit” e cila kishte bllokuar bulevardin Mitropolit Teodosij Golloganov. Për shkak të festës nga NP “Parkingu i Qytetit” nuk morëm përgjigje se pse shërbimet  merimangë ishin angazhuar për të bllokuar qytetin. Kjo është hera e parë që MPB-ja të sjellë masa sigurimi në gjithë territorin për shkak të kërcënimeve të ISIS-it. Ministri i brendshëm Agim Nuhiu tha se policia do të veprojë në mënyrë adekuate në çdo rast të mundshëm për dhunë./21Media

Back to top button