Kisha e fshatit Zavorychi digjet nga forcat ruse

Kisha e Shën Gjergjit në Zavorychi të Ukrainës u dogj pas një sulmi ushtarak rus.
Në video shihej çatia e gjelbër e kishës me mure blu ishte në flakë.
“Ata kanë sulmuar kishën tonë; djem mos hyni atje. Ata kanë shkuar dhe kanë goditur kishën tonë. Bota ruse. Këtu është bota juaj ruse!”, thotë një burrë në video.
Në faqen e tyre të internetit, Kisha Ortodokse e Ukrainës konfirmoi se kisha ishte në zjarr, duke thënë se famullitarët raportuan se ajo ishte goditur nga sulmet ushtarake ruse.
Petro Kotyuk tha në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të Kishës Ortodokse të Ukrainës se një predhë goditi kupolën e kishës dhe se trupat ruse qëlluan në shtëpi./21Media

Back to top button