“Kisha ndjenja të përziera”, Limaj për Thaçin: Po na mungojnë këta zëra racional në Kosovë

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj komentoi intervistën e ish presidenti Hashim Thaçi.
Ai tha se e ka përcjellë këtë intervistë me përmallim duke shtuar se ka pasur ndjenja krenarie e mërzie.
“Mesazhet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, mesazhe që shpresoj dhe besoj që njerëzit e thjeshtë dhe në politikë ta kuptojnë drejtë. Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë, të asaj që kemi bërë dhe që kam qenë pjesë me të. Kisha ndjenja të trishtimit e mërzie. Ai bashkë me bacën Jakup e Rexhepin e Kadrinë është dashur të jenë këtu”, tha Limaj.
Sipas tij Thaçi ka dhënë mesazhe , por ato duhet të kuptohen.
“Më e rëndësishmja që e ka thënë edhe këtu, liderët janë të përkohshëm Kosova është e përjetshëm, nëse del nga goja e themeluesit të shtetit, besoj që edhe këta duhet ta kuptojnë. Po na mungojnë ata zëra racional në Kosovë, kemi mbetur si në një oazë jetime këtu, të atyre që e dinë se çfarë është politika. “, u shpreh Limaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?