Kisha serbe njeh autoqefalinë e asaj maqedonase!

Në Katedralen qendrore në Shkup, në liturgjinë të përbashkët, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, hirësia e tij Porfiri, njohu autoqefalinë e Kishës Ortodokse Maqedonase. Sinodet e dy kishave janë një hap më afër finalizimit të dokumenteve ligjore pas së cilës do të përgatitet akti zyrtar, tha kreu i Kishës serbe, duke shprehur pritshmërinë që të gjitha kishat vendore ta pranojnë statusin autoqefal të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit.
“Vëllezër dhe motra, jemi të sigurt se kishat e tjera lokale me gëzim do ta mirëpresin autoqefalinë e KOM-KO”, tha HT Porfiri, kreu i Kishës Ortodokse Serbe.
Duke falënderuar, kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase, hirësia e tij Stefani, tha se kisha është vendgrumbullim që nuk kufizohet nga asnjë vend, kohë apo njerëz.
“Kisha nuk është një federatë kishash lokale, por ka qenë gjithmonë një dhe e vetme dhe e bashkuar nga fryma e shenjtë, si një trup dhe i vetëm i njerëzimit“, deklaroi HT Stefani, kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase –KO.
Nuk kanë munguar përshëndetjet e zyrtarëve shtetërorë për këtë ngjarje. Presidenti i vendit Stevo Pendarovski shkoi se vendimi i Kishës Ortodokse Serbe për pranim të autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit do të kontribuojë për përmirësim të padrejtësive historike. Ndërkaq kryeministri Dimitar Kovaçevski urimin e tij e dërgoi nga Roma për nder të Ditës iluministëve Kiril dhe Metodi.
“Është e madhe dita e sotme, historike kur i nderojmë vëllezërit e shenjtë Kirilin e Metodin, ta marrim edhe autoqefalinë e shtetit tonë, si të barabartë me të tjerët dhe si njohje të trashëgimisë së saj dhe madhësisë shpirtërore të Arqipeshkvisë së lashtë të Ohrit dhe pjesë autentike të identitetit maqedonas”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Për pranimin ka shkruar edhe lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili në Facebook u shpreh se kjo është ditë madhështore për Kishën e Shenjtë Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit dhe se kisha jonë duhet të jetë e bashkuar, ashtu siç duhet të bashkohet edhe populli dhe atëherë do të kapërcehen të gjitha tundimet, stuhitë dhe mundimet./TV21

Back to top button