Kishte shkuar për të goditur një punë, vdiq papritur një person në Klinë

Policia ka njoftuar për vdekjen e një personi në Grabanicë të Klinës.
Sipas policisë, i ndjeri të hënën deri sa ishin duke goditur punë ndërtimtarie në një lokacion, papritur ishte rrëzuar në tokë.
I njëjti ishte dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ka pasur sulm në zemër.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishin duke goditur punë ndërtimtari në një lokacion, pa pritur ishte rrezuar në tokë, nga shokët e tij është dërguar në QKMF pastaj në spitalin e Pejës, por sipas mjekëve ishte pa shenja jete dhe dyshohet të ketë pasur atak kardiak”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./21Media