Kishte substanca narkotike, motoçiklisti tentoi t’i ikë policisë në Prishtinë 

Është arrestuar një person, pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke drejtuar motoçikletën nuk kishte respektuar shenjën e policit për ndalje, por kishte filluar ta rriste shpejtësinë.

Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë.
Gjatë tentimit për t’iu shmangur ndalimit nga policia, i dyshuari kishte hedh disa qese të dyshuara me substancë narkotike dhe pasi rrëzohet nga motoçikleta ka tentuar për të ikur në këmbë, por është arrestuar nga zyrtarët policorë.
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur: para të gatshme 425€, një telefon celular  dhe 19 qese te mbushura me substancë narkotike te llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 34.1 gram”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button