Kitara e Kurt Cobain shitet për 4 milionë e gjysmë dollarë

Kitara Fender Mustang e Kurt Cobain e vitit 1969, të cilën artisti i ndjerë e kishte përdorur në videon e Nirvana-s te “Smells like teen spirit” është shitur për 4.5 milionë dollarë në ankand.
Kitara elektrike ka qenë e ekspozuar në Projektin e Muzikës Eksperience të Seattle, të riemërtuar tani Muzeu i Kulturës Pop.
Oferta përfundimtare tejkaloi vlerën fillestare pej 600 mijë dollarë.
Cobain e konsideronte si kitarën e preferuar të tij.
“Nga të gjitha kitarat në botë, Fender Mustang është e preferuara ime”, ishte shprehur Cobain./21Media

Back to top button