Në Ditën e Presidentit, Osmani: Kjo ditë i kushtohet Rugovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Presidentit, ka kujtuar Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani e ka quajtur Rugovën arkitekt të shtetit të pavarur të Kosovës.
“Në ditën e tij, të vendosur prej vetë atij, si shenjë përkujtimi e përjetësimi të zgjedhjeve të para demokratike në Republikën e shpallur të Kosovës, më 24 maj 1992, e nderuam presidentin Rugova për vizionin e tij, e rikujtuam madhështinë e veprës së tij dhe e ritheksuam peshën e tij në jetën tonë politike.Kjo ditë i kushtohet atij!Gëzuar, President!”, ka shkruar Osmani.
Dita e Presidentit është shpallur si e tillë nga presidenti historik Ibrahim Rugova, dhe shënohet çdo 24 maj./21Media

Back to top button