Kjo artiste krijon katër portrete njëkohësisht me të dy duart

Artistja holandeze Rajcenna Van Dam krijon portrete të personave të caktuar bazuar në fotografitë e tyre. Portretet duken thuajse njëjtë si në fotografi.
Ajo që e bën punën e Van Dam po ashtu të veçantë është se krijon katër portrete njëkohësisht me të dy duart.
Kjo artiste tashmë ka krijuar portrete të tilla me dukje të disa personaliteteve, si Taylor Swift, Ariana Grande, Rihanna e Billie Eilish.
Van Dam tani është 28 vjeçe, ndërkaq me krijme të tilla filloi të punojë kur ishte vetëm 16 vjeçe.
Ajo për këtë art u inspirua nga një artist Italian.
Rajacenna Van Dam veç krijimeve artistike të cilat në mënyrë mahnitse i krijon me të dy duart njëkohësisht, është edhe aktore, modele e prezantuese televizive./21Media

Back to top button