Zgjatet orari i qarkullimit të autobusëve të Trafikut Urban

Trafiku Urban në Prishtinë sot ka bërë të ditur se ka zgjatur orarin e qarkullimit të autobusëve deri në orën 24:00
Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve do të fillojë nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00
“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, NPK “Trafiku Urban” SH.A me datën 19.07.2022 pranon vendimin për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve të TU.”, është bërë e ditur në njoftim.
Trafiku Urban ka shtatë linja të qarkullimit./21Media

Back to top button