Kjo është arsyeja pse 50 Cent i kërkoi falje Madonës

Artisti, Curtis Jackson i njohur me emrin skenik si ”50 Cent” i kërkoi falje Madonës përmes rrjetit social ”Twitter” kjo pasi ai u tall me fotot që ajo postoi me të brendshme në ”Instagram”, gjatë festës së Falenderimeve.

“Duhet t’i kem lënduar ndjenjat e Madonës. Ok, më falni që nuk kam ndërmend të lëndoj ndjenjat tuaja. Unë nuk përfitoj nga kjo gjithsesi, thashë atë që mendova kur pashë foton për shkak të vendit ku e kisha parë më parë, shpresoj të pranoni faljen time”, ka shkruar ai.

Madonna i kishte ripostuar fotografi si kjo me poshtë më 25 nëntor, duke shtuar emoji për të mbuluar disa pjesë të trupit, duke shkruar një mbishkrim të gjatë rreth censurës dhe seksualizimit të trupave të grave./21Media
Back to top button