Kjo është dalja në votim në disa komuna deri në orën 11:00

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.3 përqind e votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Ndërkohë, më së shumti votues deri në këtë kohë kanë dal në veri të Mitrovicës, ku votuan rreth 26.29%.

Pas kësaj komune, e dyta për nga numri i votuesve që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar është komuna e Prishtinës me rreth 10.28%, ndërsa 10.15% është në komunën e Fushë Kosovës.

Lista e plotë e përqindjes së votuesve nëpër komuna:

Deçan – 6,81% (2.602)

Gjakovë – 7,16% (7.770)

Gjilan – 7,78% (7.339)

Mitrovicë Jugore – 7,98 (5.919)

Lipjan – 8,23% (4.752)

Pejë – 8,38 (8.724)

Podujevë – 7,84% (6.209)

Prizren – 6,83 (11.331)

Skenderaj – 8,68% (4.439)

Ferizaj – 8,71 (9.118)

Malishevë – 6,73% (3.456)

Në një konferencë për media, KQZ tha se kjo është dalja më e vogël e votuesve në 4 palë zgjedhjet e fundit në Kosovë deri në ora 11:00.

Back to top button