Kjo është data e publikimit të albumit të The Weeknd

Janë vetëm ditët e para të vitit 2022 dhe duket sikur do të jetë një super vit për artistët.
Gjatë muajve të ardhshëm do të keni mundësi të dëgjoni shumë muzikë të re, pasi artistë dhe grupe të ndryshme paralajmëruan se do të publikojnë albume.
Megjithatë, ka pasur edhe nga ata që me të vërtetë dinë të hyjnë në lojë dhe t’i mbushin me emocione të shumta, siç është The Weeknd, i cili më në fund zbuloi disa detaje rreth albumit të tij të fundit në studio.
Siç mund ta mbani mend, në vitin 2020, Abel Tesfaye pushtoi botën e muzikës me albumin “After Hours”, transmeton rtv21.tv
Por tani, gati dy vjet pas publikimit të atij albumi, këngëtari kanadez konfirmoi se pas një pritjeje të gjatë, ai do të lëshojë albumin e tij të ri shumë më shpejt nga ç’e mendoni.
Përmes rrjeteve të tij sociale, The Weeknd ndau sekuencë nga albumi që la të emocionuar ndjekësit e tij.
Në të mund të shihni disa skena në të cilat ai konfirmoi emrin e albumit të tij të ri, i cili do të quhet “Dawn FM”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Weeknd (@theweeknd)


Nga ana tjetër, ai gjithashtu zbuloi se do të jetë i disponueshëm në platformat digjitale më 7 janar./21Media

Back to top button