​Kjo është e dashura e Lamine Yamal

Talenti i mrekullueshëm i Spanjës Lamine Yamal doli publikisht me të dashurën e tij studente pasi frymëzoi në mënyrë sensacionale vendin e tij për triumfin në Euro 2024 ku Spanja mposhti Anglinë me rezultat 2-1 dhe u shpall kampione e Evropës.

Sensacioni adoleshent ngriti trofeun e parë të madh ndërkombëtar në karrierën e tij vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij të 17-të pas fitores së djeshme 2-1 kundër Anglisë në Berlin.

Pas ndeshjes, Yamal mbeti në fushë shumë kohë pas festimeve të gjata për të shprehur suksesin dhe iu bashkua partnerja e  tij, studentja Alex Padilla.

 

Back to top button