Kjo është gjendja e aktores së njohur turke që po vuan nga kanceri

Aktorja e njohur nga serialet turke Canan Ergüder është duke luftuar me kancerin e gjirit. Canani javën e kaluar bëri një deklaratë rreth shëndetit të saj teksa foli edhe për këtë periudhë të rëndë që është duke e kaluar.
“Unë jam mirë, jam mirë. Po shërohem. Ishte një proces i vështirë. Të paktën trajtimi im është gati të përfundojë. Kimioterapia ka mbaruar”, tha ndër tjera aktorja.

Aktorja e cila ditë më parë festoi ditëlindjen e 44-të falënderoi familjen e saj për mbeshtetjen e madhe.

Canani është e martuar me aktorin turk, Kenan Ece në vitin 2017 dhe së bashku kanë një djalë të quajtur Demir./21Media

Back to top button