Policia vazhdon zbatimin e reciprocitetit në targa në të gjitha pikat kufitare
Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve nga Serbia.
“Vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit tyre pa vështirësi”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.
Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.
Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.
Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?