Kaloni te përmbajtja kryesore

Kjo është gjendja shëndetësore e Stivi Frashërit

Portieri i Ballkani Stivi Frashëri po vazhdon të qëndrojë në spitalin e Gjilanit pasi u sulmua fizikisht nga tifozët e Gjilanit gjatë derbit ndërmjet Gjilanit dhe Ballkani.
Gjithçka ndodhi në sekondat e fundit të ndeshjes kur u shënua goli i barazimit 1-1 nga portieri i Gjilani Enea Koliqi me ç’rast tifozët vendas zbarkuan në fushë dhe sulmuan Frashërin.
Nga spitali i Gjilanit tashmë kanë konfirmuar se Frashëri është jashtë rrezikut për jetë dhe se po vazhdon të trajtohet.
Për këtë incident kanë reaguar edhe tifozët e Ballkani të njohur si “Xhebrailat” të cilët kanë thënë se një gjest i tillë nuk i ka hije asnjë tifozerie.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button