Kryetari i Gjilanit reagon për sulmin ndaj Frashërit
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas sulmit të portierit të Gjilanit, Stivi Frashëri.
Hyseni ka shprehur keqardhje për atë që i ka ndodhur Frashërit.
”Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull. Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri. Skena të tilla nuk duhet të shohim askund, aq më tepër në sport”, ka shkruar Hyseni në ”Facebook”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?