Kjo është kënga më e dëgjuar nga “Lamboziki”

Rep artisti nga Ferizaj, Mozzik së fundmi ka publikuar albumin më të ri “Lamboziki”.
Albumi përmban gjithsej 14 këngë dhe është publikuar pikërisht në Ditën e të Dashuruarve, 14 shkurt.
“Bonjour Madame”, “Shko”, “S’ka”, “Hotel”, “Milioner”, “Sytë mu kanë tha”, “Telefonata”, “Ye Ye”, “Splifin mos e nal”, “Broski”, “Huligan”, “Patrolla”, “Kriminela”, “A po rrin”, janë këngët e “Lamboziki”.
Pas këngës “Shko”, e më pas bashkëpunimit të suksesshëm më reperin, Noizy si dhe me artisten Elvana Gjata, “Sytë mu kanë tha” është kënga më e dëgjuar nga këngët e publikuara më 14 dhjetor, të pa dëgjuara më parë.
Artisti ka një karrierë të bujshme. Kujtojmë që, ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm vendor e të huaj, ku solli këngë të cilat u dëgjuan shumë e mblodhën miliona klikime në Youtube./21Media

Back to top button