Kjo është këngëtarja e njohur shqiptare që e bëri zërin e “Ferides” te “Më fal”

Një ndër serialet më të popullarizuara është seriali turk, “Beni Affet”, i përkthyer në shqip “Më fal”. Ky serial, i cili ka zgjatur mbi një dekadë, ka mbajtur të lidhur shikuesit pranë ekranit sa herë që është shfaqur, e padyshim që edhe publikun shqiptar.
Meqë, ky serial është përkthyer në gjuhën shqipe, padyshim që edhe zërat e aktorëve kanë mbetur në memorien e publikut. Një zë i ëmbël dhe i dashur ka qenë edhe zëri i “Ferides”. E, zërin e “Ferides” e ka bërë një artiste e njohur shqiptare, shkruan rtv21.tv
Fjala është për këngëtaren shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Laura Krliu, e cila sonte në “21 Gradë” të RTV21 u shpreh se në jetën e përditshme e thërrasin “Feride”.
“Absolutisht më përndjek gjithë jetës dhe besoj se ashtu do të vazhdon të më përndjek”, tha ajo në “21 Gradë”.

Kujtojmë që, seriali “Beni Affet”, apo “Më fal” ka zgjatur 13 vjet. Në Turqi ky serial kishte përfunduar në vitin 2018, ndërsa në mediat shqiptare, sivjet./21Media

Back to top button