Uta Ibrahimi: Dasma ime, njëlloj festivali

Aplinistja kosovare, Uta Ibrahimi, sonte në emisionin “21 Gradë” të RTV21 u shpreh se bashkëshorti i saj pak a shumë e ka punën si të saj dhe punojnë bashkë nëpër projekte, nëpër male.

Ibrahimi tha se e përkrahin njëri tjetrin dhe potencoi se ndihet shumë më mirë dhe më e sigurtë me bashkëshortin.

Ndër të tjera, alpinistja foli edhe për dasmën e saj, me ç’rast tha se s’ka kaluar shumë kohë për tu përgatitur për dasmë.

“E di që kom pasë qef me veshë një fustan të bardhë…unë zakonisht nuk investoj shumë qysh po dokna. Kom dashtë me kanë thjesht, qysh jom edhe përditë. Mandej, njerëzit e kanë ba dasmën shumë të mirë, kemi kalu shumë mirë. U kanë pak si nifar festivali “, u shpreh ajo, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, alpinistja Uta Ibrahimi është martuar para 3 javësh me Metodi Chilimanov-in./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button