Kjo është skuadra e re e Douglas Costas

 
Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, sulmuesi brazilian Douglas Costa do t’i bashkohet skuadrës amerikane Los Angeles Galaxy.
Marrëveshja mes dy palëve është arritur, ku Costa fillimisht i bashkohet LA Galaxy në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, ku më pas do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare.
Thuhet se Costa po planifikon që të mbërrij në qytetin e Los Angelos këtë të diele, ku pavarësisht se kishte interesim nga skuadra e Flamengos, vendimi i sulmuesit brazilian ishte të kalojë në Ligën Amerikane (MLS).
Gjatë karrierës së tij, Douglas Costa kishte luajtur për skuadra si Shakhtar Donetsk, Bayern Munich e Juventus, ku te ky i fundit është kthyer nga huazimi sa ishte te skuadra e Gremios.
Përgjatë këtyre aventurave në këto skuadra, Costa ka arritur të bëjë 461 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 68 gola dhe 99 asistime mbi emrin e tij.

Back to top button