Reagime të ashpra për arrestimin e kameramanit Selitaj, suspendohen dy zyrtarë policorë
Sot është arrestuar e më pas është liruar kameramani i agjencisë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, derisa ka qenë duke xhiruar një aktivitet të Agjencisë Kosovare të Privatizimit së bashku me Policinë e Kosovës, në një ndërmarrje në Suharekë.
Pas këtij arrestimi, ashpër ka reaguar AGK-ja, duke e dënuar sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
Për aktin ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se është nisur hetim i menjëhershëm ndaj zyrtarëve policorë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë dhe ka inicuar procedurë të brendshme disiplinore ndaj pesë zyrtarëve të tjerë./21Media
Përgatiti: Albulena Nuha
Kamera: RTV21
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?