Kjo është surpriza e radhës që Melinda mori për ditëlindje

Artistja shqiptare, Melinda Ademi ka festuar dje ditëlindjen e 26-të.
Surpizat për ditëlindje nuk kanë munguar përveç ambientit me plotë trëndafila, shampanjë e tullumbace në një dhomë, Melinda ka marrë edhe një surprizë shumë të veçantë.

Në mbrëmje Melinda ka darkur në një barkë pranë urës së Bosforit në Turqi, ku më vonë edhe emri i saj është paraqitur në këtë urë me mbishkrimin ”Urime ditëlindjen Melinda”.

Sigurisht që urimet për këngëtaren kanë qenë të shumta nga miqtë dhe kolegët e saj.
Ndërsa, përsa i përket jetës profesionale, projekti i fundit muzikor nga artistja është ”Melodia”, të cilën e ka publikuar më 6 nëntor./21Media

 

Back to top button