Kaloni te përmbajtja kryesore

Joe Biden sot feston ditëlindjen

Presidenti amerikan, Joe Biden sot mbush 79 vjet. Teksa i shuan qirinjtë e tortës së tij këtë fundjavë cili do të jetë urimi i tij për ditëlindjen?
Sipas mjekut Biden është mirë me shëndet dhe ‘i aftë për detyrën’.
Biden të premten pati një ekzaminim mjekësor i cili përfshinte një kolonoskopi dhe ‘ekzaminim neurologjik jashtëzakonisht të detajuar’.
Ai pasi përfundoi ekzaminimin u tha gazetarëve se ndihej ‘mirë’, shkruan rtv21.tv.
“Mezi pres të festoj ditëlindjen time të 58-të”, tha ai me shaka. Megjithatë, presidenti amerikan këtë të shtunë mbush hiç më pak se 79 vjet jetë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button