Kjo këngë e Yll Limanit nuk do të jetë në Youtube

Këngëtari i njohur, Yll Limani është shumë i dashur për publikun.
Limani shquhet edhe për talentin e tij në muzikë, ku ka edhe mjaftë adhurues të zhanrit të cilin e praktikon.
Së fundmi, artisti përmes një postimi në ”Instagram”, ka treguar se kënga e tij ”Me jetu”, nuk do të jetë në Youtube deri në një moment kur do të vendos këngëtari.
”Për të gjithë ju që po me pyesni nëse do të dal në Youtube”, përgjigjja për momentin është jo”, ka shkruar artisti.

”Me Jetu”, ishte publikuar nga Ylli në ditën e ditëlindjes së tij, si dhuratë për fansat e tij.
Ndërkaq, projekti i fundit nga Ylli është ”E di & Marre”, të cilën e ka sjellur në bashkëpunim me artistën, Elvana Gjata./21Media

Back to top button