Kjo komunë ndanë nga 500 euro për çdo lindje

500 euro për çdo lindje do të ndajë komuna e Rahovecit nga janari i këtij viti. Këtë e ka bërë të ditur kjo komunë përmes një komunikate për media.

“Kryetari Smajl Latifi përmbush zotimin publik – 500€ për çdo lindje. Sot, kryetari Latifi nënshkroi vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec. Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit”, thuhet në komuniaktë.

Latifi gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2021 ishte zotuar se synon t’i ndajë Komuna deri në 500 euro në muaj si përkrahje për gratë që lindin fëmijë./21Media

Back to top button