​Lajçak takon O’Brien: Duam të shohim Ballkanin te ecë përpara

Ballkani ka qenë tema e diskutimit në takimin e së martës mes Miroslav Lajçak-ut dhe James O’Brien.

Ky takim i të Dërguarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë është zhvilluar në Zvicër, para fillimit të punimeve në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.

“Është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak në platformën X.

Top-diplomati sllovak theksoi se “është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”.

Back to top button