Kaloni te përmbajtja kryesore

“Kjo luftë do të zgjasë”, paralajmëron Macron

Bota duhet të përgatitet për një luftë të gjatë midis Rusisë dhe Ukrainës pasi Moska nisi një pushtim të fqinjit të saj properëndimor, paralajmëroi të shtunën presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Nëse mund t’ju them një gjë këtë mëngjes, është se kjo luftë do të zgjasë”, tha Macron në panairin vjetor të bujqësisë në Francë.
“Kjo krizë do të zgjasë, kjo luftë do të zgjasë dhe të gjitha krizat që vijnë me të do të kenë pasoja të qëndrueshme”, shtoi Macron, duke paralajmëruar “Duhet të jemi të përgatitur”.
Macron e ndërpreu vizitën e tij në panairin e bujqësisë, zakonisht një nga ngjarjet kryesore në kalendarin politik francez, në mënyrë që t’i kthehej përballjes me krizën e shkaktuar nga pushtimi rus, transmeton rtv21.tv.
“Lufta është kthyer në Evropë, kjo u zgjodh në mënyrë të njëanshme nga Presidenti Putin, me një situatë tragjike humanitare, një popull (ukrainas) që po reziston dhe një Evropë që është atje dhe reziston në krah të popullit ukrainas”, tha Macron.
Me luftën dhe sanksionet kundër Rusisë që rrezikojnë dëme për sektorë të veçantë në Francë, veçanërisht industrinë e verës, Macron u zotua për një “plan të qëndrueshmërisë” për t’i ndihmuar ata të përballen.
Udhëheqësi francez ishte një figurë kyçe në përpjekjet për të shmangur konfliktin, duke folur vazhdimisht me Putinin dhe duke kërkuar më kot të ndërmjetësonte një samit midis liderit rus dhe presidentit amerikan Joe Biden./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button