Kjo rrugë në Ferizaj do të mbyllet nesër përkohësisht

Nesër duke filluar nga ora 07:00 e deri në përfundim të punimeve në imprementimin e projektit rikonstruktimi i rrugës “Ahmet Kaçiku” do të bëhet mbyllja e përkohshme e njërit shirit të komunikacionit.
Siç bëhet e ditur nga faqja zyrtare e komunës, konkretisht segmenti prej kryqëzimit me rrugën ”Emin Duraku” e deri te kryqëzimi me rreth-rrotullim te Stacioni Policor në Ferizaj, do të jetë rrugë ku komunikacioni do të zhvillohet në një kahe.
Ndërkaq, nga komuna nga Policia e Ferizajt kërkon që në ditët e zhvillimit të punëve ndërtimore me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik.
Gjithashtu iu bëhet apel qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të kenë mirëkuptim deri në përfundimin e punëve në rikonstruktimin e rrugës ”Ahmet Kaçiku”./21Media

Back to top button