Kryeministrja suedeze konfirmon se Suedia do të aplikojë për në NATO
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson po jep një konferencë për shtyp në Stokholm.
Ajo gjatë bisedës ka thënë se Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke përmbysur një histori të gjatë të neutralitetit ushtarak.
Kryeministrja shtoi se është e bindur se për këtë ka mbështetje nga populli suedez./21Media