Klinaku: Derisa të bëhet ligji i ri, vlen ai i vjetri

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Faton Klinaku, ka thënë se deri në hartimin e ligjit të ri, vlen ligji i vjetër i cili sipas tij, parasheh të rritet paga minimale.
Klinaku ka theksuar se aplikimi, vlerësimi dhe verifikimi i veteranëve është bërë mbi bazë të ligjit. Sipas tij, për çdo shkelje të ligjit janë organet kompetente, dhe pas thirrjeve të tyre ka filluar proces gjyqësor dhe lënda është në gjykatë.

Klinaku ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ia dërgoi organizatës një propozim të mërkurën, ku i kërkohet që bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare./21Media

Back to top button