Klinaku: EULEX-i po sillet njësoj si Jugosllavia

 

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se EULEX-i nuk ka nxjerrë asnjë dokument për bastisje në zyrat e kësaj organizate të premten.

Ai ka thënë se pa paraqitjen e asnjë dokumenti, bastisja ngjan në veprimet e Jugosllavisë.

Xhavit Jashari nga OVL-UÇK ka thënë se nuk do të lejojnë veprime të tilla pa paralajmërim.

“Gjykata po shkelë mbi gjakun e luftëtarëve dhe invalidëve…Vijnë pa letër, flasin sllavisht na nuk e dimë kush janë këta”, tha ai.

Në zyrat e OVL-UÇK ku është duke vazhduar aksioni i bastisjes nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës dhe ato të EULEX.

Në zyrat e OVL-UÇK-së tashmë ka arritur edhe avokati mbrojtës i OVL-UÇK-së, Tomë Gashi./21Media

Back to top button