Klinaku i reagon Kurtit: As protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej kur ka ardhur në qeveri

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili ka thënë të shtunën se duhet të definohet numri i veteranëve.

Sipas Klinakut, Kurti as protezat e invalidëve të luftës nuk po i rregullon që kur ka ardhur në qeveri.

Postimi i plotë:

Meqenëse paska folur kryeministri mashtrues, po detyrohem që t’i përgjigjem:
Ai:
Kurti ka shtuar se duhet që të definohet qartë numri i veteranëve, për çka tha se është e nevojshme dojsa që ka Prokuroria në hetim. Për këtë ai pret edhe dakordim me shoqatat e dala nga lufta.
“Ligji i cili kalojë së fundi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale. Ne jemi për benefite sa më të larta për veteranët, por këto benfite nuk janë pagë sepse paga është për punë. Pra benfitet janë mirënjohje e shoqërisë që i jepen veteranit të luftës”.
Unë:
Meqenëse dosjet janë në prokurori dhe lënda në gjykatë e që me insistimin tonë si Organizatë e Veteranëve ka filluar që të merret drejtësia me këtë, nuk ka guxuar asnjë kryeministër, qeveri, kuvend e as ne të merremi me lista pa u përfunduar procesi gjyqësor. Pastaj, si mund të verifikosh kur dosjet janë në prokurori dhe si mund të bëhet kjo ndryshe përveç me komandantët e zonave operative dhe zingjirin komandues të UÇK-së, siç e ka fituar të drejtën e veteranit Albin Kurti duke ia nënshkruar Adem Demaçi.
Sa i përket beneficioneve, nuk është veç pagesa, por ai edhe trajtimin dhe rehabilitimin e veteranëve në banja (që me qeveritë e kaluara nuk ishte më shumë se 300 veta në vit), e quan luks. Pastaj, ai as protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej që ka ardhë në qeveri.
Sa i përket dakordimit me shoqata, ai këtë e ka dashur siç do vet, paçka nëse kjo është në dëm të veteranëve, por që ne të jemi militantët e tij.
Ai beneficionin e quan pagë, sepse e ka qëllim që ta mashtrojë publikun. Ai thotë se është për benefite më të larta, por po ua dokumentoj çfarë thot ligji: Më të larta do të mund t’i bënte, por nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë.
Shihemi sot në shesh ora 18:00 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se është i bindur që në luftën e fundit në Kosovë kanë qenë më shumë se 60 mijë pjesëtarë të UÇK-së, por sipas tij ka trefishim të numrit të veteranëve pasi në emrin e tyre janë futur edhe pjesëmarrësit në luftë./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button