Klinaku me kritika për Qeverinë për çështjen e hapjes së arkivave të UÇK-së
Përfaqësues i Organizatave të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, është shprehur se arkivat e UÇK-së kanë qenë gjithmonë të hapura, teksa ka kritikuar Qeverinë pas deklarimit të zëvendëskryeministrit se janë dakorduar me Serbinë që të hapen të gjitha arkivat.
Sipas tij, arkivat e UÇK-së janë histori që i duhen shtetit të Kosovës.
Sipas tij, arkivat e UÇK-së janë histori që i duhen shtetit të Kosovës.
“Arkivat e UÇK-së kanë qenë të hapura, janë poashtu të hapura sepse nuk ka çka fshehet në to. Ato janë histori që i duhen shtetit të Kosovës. Ka eksponate të luftës, të dëshmorëve e luftëtarëve në muzeun e Kosovës. Nëse është e vërtetë që zv.Kryeministri i Kosovës paska diskutuar dhe qenka marrë vesh me Serbinë që të “hapen” edhe arkivat e UÇK-së, është njëjtë sikur të pajtohesh se Kosova është Krahinë e Serbisë”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi sot se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Gjatë takimit të nivelit të ekspertëve, Bislimi tha se pala serbe është pajtuar në parim për hapjen e arkivave shtetërore për çështjen e të pagjeturve, por tha se Serbia kërkon edhe hapjen e arkivave të UÇK-së./21Media