Tha se ka bombë në çantë, veç për ta shtyrë fluturimin
Një grua që humbi fluturimin e saj pasi u vonua te porta, gënjeu se ajo kishte vendosur një bombë në bagazhin e saj në një përpjekje të dukshme për ta shtyrë fluturimin në mënyrë që djali i saj të mos vonohej në shkollë.
Marina Verbitsky, 46 vjeç, ishte me burrin dhe djalin e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të “Fort Lauderdale-Hollywood” të Floridas të hënën mbrëma për një fluturim për në shtëpinë e saj në Çikago.
Por familja arriti vonë te porta dhe aeroplani tashmë po udhëtonte në pistë me bagazhin e tyre të kontrolluar.
Gruaja i tha personelit të “JetBlue” se ajo duhej të hipte në aeroplan sepse djali i saj kishte shkollë të nesërmen, por asaj iu tha se ishte tepër vonë. Në atë pikë, Verbitsky filloi të qortojë punonjësit.
Policia thotë se kur asaj iu tha se bagazhi i saj i kontrolluar ishte tashmë në fluturim, ajo pretendoi se kishte një bombë në një nga çantat e saj, transmeton rtv21.tv.
“Ajo u zemërua shumë sepse nuk u lejuan të hipnin në aeroplan,” shkroi një zëvendës i sherifit të Qarkut Broward në një raport të policisë të marrë nga FOX News .Verbitsky u arrestua menjëherë fluturimi u vonua.
Të gjithë pasagjerët u larguan nga aeroplani dhe autoritetet me njësinë e menaxhimit të kërcënimeve të Sherifit të Qarkut Broward kërkuan aeroplanin për një bombë, por nuk gjetën asgjë.
Verbitsky tani po përballet me një akuzë për raportim të rremë në lidhje me vendosjen e një bombe, eksplozivi ose armë të shkatërrimit në masë.
Ajo u dënua me 10 mijë dollar dhe të martën dhe iu caktua një seancë gjyqësore, ndërsa një gjykatës në Florida urdhëroi atë t’i nënshtrohej një vlerësimi të shëndetit mendor.
Ajo është personi i dytë i akuzuar për raportim të rremë në aeroportin “Fort Lauderdale” në vetëm tre muaj.
Në korrik, Wegal Rosen, 74 vjeç, u arrestua pasi dyshohet se i tha një punonjësi në sportelin e biletave se kishte një bombë në çantën e tij, duke e detyruar aeroportin të evakuonte tre terminale, të mbyllte rrugët dhe të anulonte ose vononte dhjetëra fluturime./21Media