Klinaku: Nga Gjykata Speciale pritet gjithçka
Faton Klinaku në një intervistë për RTV21, ka folur për arrestimet që ndodhën gjatë mëngjesit të sotëm.
“Sipas asaj që edhe doli në media po edhe që më kanë treguar janë arrestuar katër persona, është Isnik KiIaj, i cili edhe më herët ka qenë i arrestuar dhe është liruar me kusht, sepse nuk ka pas aktakuzë e kam kontaktu në Malishevë, kam thënë që kanë arrestu, po ashtu kam thënë, ashtu u konfirmua edhe për Bashkim Smakajn, e po ashtu edhe për Fadil Fazliun që më informuan se është arrestuar duke shku në punë, rasti i katërt tash po thuhet që për Hajredin Kuçin, po më herët thanë se është arrestuar, potashu po del që vetëm e kanë bastisur”, tha Klinaku për Rtv21.
Sipas Klinakut këto arrestime janë duke u bërë vetëm për spektakël.
“Këto arrestime që janë duke u bërë, janë sikur përpara që kanë bërë për spektakle, përshkak se duke pasur parasysh nuk po mund të nxjerrin diçka, sepse vazhdimisht po ju dështojnë edhe seancat gjyqësore ku po i ndjekim, po dështojnë edhe ato aktakuza që i kanë bërë,” tha tutje ai.
Ndërkaq sipas informatave që ka Klinaku disa prej të arrestuarve të sotëm, para disa ditëve janë konfiskuar edhe telefonat. /Rtv21/21Media
Për më shumë informacione ndiqeni intervistën e plotë: