Klinaku për ndalimin e Lushtakut: Të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas raportimit se nënkryetari i Skënderajt është ftuar nga EULEX.
Ai përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar poshtërsi mënyrën që sipas tij është ndaluar Lushtaku.
Siç po raportohet në media, Specialja e paska ndaluar në këto orë të vona z. Sami Lushtaku.
Përveç spektakleve të vazhdueshme që po bëhen nga kjo pseudogjykatë, të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës./21Media