Ndalimi i Lushtakut, Specialja deklarohet për RTV21

(Lajm i përditësuar)

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku është intervistuar sonte nga Dhomat e Specializuara.

Lidhur me këtë  zëdhënësi i Chriss Bennet nga Gjykata Speciale tha për portalin rtv21.tv se Zyra e Prokuorit të Specializuar po kryen operacione të vazhdueshme.

Derisa avokati i Lushtakut, Artan Qerkini pas intervestimit të Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicë, tha se ai nuk ështëi dyshuar dhe vetëm i është konfiksuar telefoni.

“Ky veprim bie ndesh me ligjin. Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.


Sami Lushtaku del nga EULEX

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku është liruar nga EULEX-i, pas gati një orë qëndrimi në zyret e tyre, shkruan Nacionale

Nënkryetari i Skenderajt dhe i degës së PDK-së në këtë komunë, është ndaluar mbrëmjen e së premtes nga EULEX-i në Prishtinë.


​Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, njëherit kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, është ftuar nga EULEX-i mbrëmjen e së premtes.

Nacionale mëson nga burime se ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës është dërguar në zyrat e EULEX-it.

Vlen të theksohet se të enjten, u bastis edhe shtëpia e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Nacionale jozyrtarisht nga burime të afërta me zhvillimet, ka mësuar se Selimi dyshohet për pengim të drejtësisë.

Për të njëjtën arsye, kishte pasur disa bastisje edhe vitin e kaluar./ Nacionale

Back to top button